Gossip Showbiz

Reagon Fedez pas lajmeve për tradhti gjatë martesës dhe para saj!

Fedez ka thyer heshtjen dhe është përgjigjur publikisht ish-bashkëshortes së tij, Chiara Ferragni, në Instagram, duke reaguar ndaj zbulimeve të Fabrizio Corona për një lidhje të mundshme me një grua tjetër.

Reperi ka ndarë disa mendime dhe sqarime përmes një serie postimesh në rrjetet sociale, ku ka dëshiruar të sqarojë disa çështje.

Ai ka theksuar se ideja që të kishte braktisur gruan e tij në ditën e dasmës për të ikur në anën tjetër të Italisë është plotësisht absurd.

Unë e zgjodha Chiarën me dashuri dhe bindje, u martova pa dyshuar dhe ndërtuam një familje së bashku… Pavarësisht çdo kontrasti, ajo do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për mua, sepse është nëna e fëmijëve të mi.

Përsa i përket Angelica Montini, e cila është përfolur si e dashura e tij e mundshme, Fedez ka treguar se ata janë njohur disa muaj para dasmën e tij, por u ndanë për t’u fokusuar në jetën e tyre.

Sipas tij, rilidhja ka ndodhur gjatë një periudhe të vështirë personale, kur martesa e tij ishte tashmë duke kaluar një krizë të thellë që nuk mund të zgjidhej.

Fedez thekson se nuk kishte asnjë plan të paramenduar dhe se ndarja nga Angelica erdhi pasi ajo vendosi t’i japë fund lidhjes. Ai gjithashtu ka pranuar se ka bërë gabime dhe se pasojat janë përballuar.

Reperi ka përmendur se ka përpjekur të ruajë privatësinë e tij dhe të mbajë këtë informacion larg vëmendjes publike, por tani ndjen se është koha për të sqaruar gjithçka.

Lajmet që dalin më dëmtojnë edhe mua… As Chiara, as unë, as njerëzit e tjerë të përfshirë nuk përfitojnë nga kjo situatë. E gjithë kjo po e dëmton gjithsecilin.

Në fund, Fedez ka pranuar se ka bërë gabime, ka mësuar nga to dhe se do të vazhdojë të paguajë për to. Ai ka theksuar se tashmë ka mësuar nga kjo eksperiencë dhe ka vendosur të fokusohet më shumë te jeta e tij dhe te fëmijët, duke shmangur përfshirjen në shfaqje të tilla mediatike.

Dua të zgjedh realitetin