Neda Balluku ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP Albania për arsye shëndetësore.
Në një postim të shpërndarë në Instagram, Neda kritikoi ata që përdorin situata të tilla për të tërhequr vëmendje, duke i quajtur ata “shpirtprishur” dhe “kazma njerëzore”.
Ajo bëri një krahasim me personazhin e Gregor Zamzës nga novela “Metamorfoza” e Franz Kafkës, duke theksuar se disa individë janë të gatshëm të shndërrohen dhe të humbin vlerat e tyre për një ndjekës më shumë.
Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten, më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar. Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish
Në fund, Neda theksoi se, edhe pas vështirësive, vlerat dhe e vërteta e dikujt mbeten të pandryshuara, duke përdorur metaforën e një luleje që mbetet lule, pavarësisht se kur çel ose vyshket.