Sport

Real Madridi bën autokritikë, fiton 2-0 kundër Levantes në debutimin e Arbeloas në ‘Bernabeu’! Tifozët fërshëllejnë lojtarët!

Pas humbjes në finalen e Superkupës kundër Barcelonës që solli shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso dhe humbjen e hidhur 3-2 kundër Albacetes në debutimin e Alvaro Arbeloas, që solli eliminimin nga Kupa e Mbretit, Real Madridi bëri autokritikë dhe fitoi këtë të shtunë 2-0 kundër Levantes në “Bernabeu” për raundin e 20-të të La Ligas.

Klima e tensionuar te “Los Blancos” u pa që në futjen e futbollistëve në fushë, me tifozët që fërshëllyen futbollistët e tyre edhe gjatë thirrjes së emrave, por veçuan Mbappe, i cili doli dukshëm kundër shkarkimit të Xabi Alonsos.

Francezi u rikthye titullar pas 27 ditësh (edhe nga dëmtimi) dhe ishte deçiziv në fushë. Megjithëse pjesa e parë u mbyll pa gola, Mbappe do kalonte madrilenët në epërsi në minutën e 58-të nga pika e bardhë e 11 metërshit. Shtatë minuta më vonë Guler asistoi për Asencion i cili shënoi golin e dytë dhe të qetësisë.

LEXO EDHE: Manchesteri ‘vishet’ i kuq, United dominon 2-0 Cityn dhe e nxjerr nga gara për titullin kampion në Premier League!

Me këtë sukses Alvaro Arbeloa siguroi tri pikët e para në stolin e Real Madrid. Tanimë “Galaktikët” me 48 pikë janë në ndjekje të Barçës kryesuese (49), por katalanasit kanë një ndeshje më pak, atë kundër Real Sociedad në udhëtim e cila luhet nesër.