Christopher Nolan shpesh e krahason punën e tij me detaje nga filmat e Bond. Nolan aktualisht është i zënë me punën në filmin “The Odyssey” dhe ka treguar se do të ishte i interesuar të drejtonte Bondin në kushte të caktuara. Në një intervistë për Playboy, ai konfirmoi se kishte folur me producentët e Bond, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson, disa herë gjatë viteve të fundit. “Unë do të pranoja regjinë vetëm nëse do të duhej kontributi im. Filmi duhet të ketë një nevojë reale për një qasje të re. Gjithçka që kam bërë kam huazuar nga filmat e Bond, gjithmonë. Ata kanë pasur një ndikim të rëndësishëm tek unë”-tha ai.
Nolan veçoi “On Her Majesty’s Secret Service” si filmin e tij të preferuar të Bond, duke thënë se ishte arritje e jashtëzakonshme. “Nga të gjithë filmat e Bond-it, ky është deri tani më emocionuesi. Për mua, filmat e Bond-it kanë qenë gjithmonë për aksion në shkallë të gjerë”-shtoi ai. Nolan beson se krijoi pjesë të versioneve të tij të “Bond” përmes filmave “Inception” dhe “Tenet”.
Përshtatja që regjisori i njohur, Christopher Nolan i ka bërë “Odisesë” do të filmohet pjesërisht në Siçili, e cila, sipas studiuesve, ishte një vend për ecejaket e Odisesë, në epikën e shkruar nga Homeri rreth shekullit VIII para Krishtit, sipas ”Variety”. Xhirimet e pjesës siçiliane të “Odisesë” së Nolanit pritet të fillojnë pas afërsisht dy muajsh në ishullin Favignana, i njohur edhe si Ishulli i Dhive, i cili besohet të jetë vendi ku Homeri parashikoi se Odiseja zbarkoi me ekuipazhin e tij të larmishëm për të gatuar mish dhie. Ishulli idilik është pjesë e arkipelagut Egadi, në brigjet veriperëndimore të Siçilisë.