Regjisori i famshëm i “The Godfather”, Francis Ford Coppola, është shtruar në një spital në Itali për shkak të një rrahjeje të çrregullt të zemrës. 86-vjeçari ndodhej në vend për të promovuar filmin e tij më të ri, “Megalopolis”, kur mjekët zbuluan një aritmi të lehtë gjatë kontrolleve për një ndërhyrje të planifikuar kardiake.
Sipas revistës “People”, Coppola po trajtohet nga kardiologia e njohur Andrea Natale dhe gjendja e tij është stabile.
Ai po pushon mirë dhe është mirënjohës për përkujdesjen që po merr
-thanë burime pranë familjes.
Pavarësisht situatës shëndetësore, regjisori mbetet optimist. Gjatë prezantimit të filmit në Festivalin e Filmit “Magna Graecia”, ai u shpreh:
Të rinjtë më thonë se bota është në kaos, por unë u them atyre se nuk ka problem që njerëzimi nuk mund ta zgjidhë.
Mediat raportojnë se Coppola, përveç promovimit të “Megalopolis”, po shqyrton edhe lokacione ndërkombëtare për projektin e tij kinematografik të radhës.