Gossip Showbiz

Al Pacino shfaqet në shoqëri e një vajze misterioze?

Pas përfundimit të lidhjes me producenten Noor Alfallah, me të cilën ka edhe një djalë, legjenda e Hollywood-it, Al Pacino, është parë sërish në shoqëri femërore – këtë herë në krahët e një emri që ka tërhequr vëmendje të madhe në Itali.

Aktori 85-vjeçar u fotografua gjatë një darke private në Romë, në shoqërinë e gazetares italiane Caterina Di Terlizzi, 28 vjeçe. Të dy dukeshin të afërt gjatë gjithë mbrëmjes, dhe një moment i veçantë – kur ajo e puthi Pacinon në faqe – u kap nga paparacët dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.


Fotoja ka ndezur debat mes ndjekësve të aktorit, me disa që spekulojnë për një romancë të re, ndërsa të tjerë kërkojnë të mos nxirren përfundime të nxituara.

Ishte thjesht një darkë miqësore

-thanë burime pranë Pacinos për mediat ndërkombëtare.

Aktori i “The Godfather” është njohur ndër vite për lidhjet e tij me partnere më të reja në moshë.

Me Noor Alfallah, 54 vite më e re, ai u bë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare.

Fillimisht kishte dyshime për atësinë, por një test ADN-je e vërtetoi dhe Pacino pranoi përgjegjësinë si prind, ndonëse është raportuar se angazhimi i tij në jetën e fëmijës është i kufizuar.

Megjithatë, shfaqja e fundit e Pacinos në krah të gazetares italiane ka nxitur sërish interesin për jetën private të aktorit, i cili, pavarësisht moshës, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.