Sport

VIDEO/Rei Manaj humbi penalltinë, si reagoi studio e Top Albania Radio në “Beteja Totale”…

Sot më 7 qershor, Live nga “Arena Kombëtare”, Top Albania Radio sjell emocionet e zjarrta të mbrëmjes së madhe kuqezi, me një program të dedikuar “Beteja Totale”! Luhet Shqipëri – Serbi, përballja që shkon përtej fushës, një sfidë asnjëherë e zakonshme!

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë.

Në studio me Ervin Nikollën është edhe Ardian Cani dhe Arbën Milori. Në minutat e fundit të pjesës së parë ishte futbollisti Rei Manaj, i cili ka gabuar nga pika e bardhë duke humbur një shans të artë për të kaluar Shqipërinë në avantazh në frymën e fundit të pjesës së parë.

Për këtë moment ja si reaguan në studion e Top Albania Radios, Ervin Nikolla dhe të ftuarit e tij…