Bota

Rekord historik i paralizimit të administratës amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdoi sot me thirrjet për financimin e murit që kërkon të ngrejë në kufi me Meksikën, ndërkohë që paralizimi i pjesshëm i administratës (shutdown) ka hyrë në ditën e 26-të, duke arritur rekord në historinë e SHBA-së. “Shutdown” përkon me faktin që qindra punonjës të qeverisë amerikane të mos vijnë në punë ose të punojnë pa pagesë, si dhe muzetë dhe parqet të mbyllen. Rekordi i paralizës më të gjatë në historinë e SHBA-së u thye sot. “Shutdown” më i gjatë ka qenë 21 ditë, mes fundit 1995 dhe fillimit 1996, nën presidencën e Bill Clinton.