Tech Top Tech - News

Rekordi i ri për dronët kompaktë/ Njihuni me veçoritë e DJI Mini 5 Pro…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

DJI Mini 5 Pro

“DJI ka hedhur në treg Mini 5 Pro – droni i vogël që tani vjen me sensor 1-inch 50MP. Pra, dyfish më i madh se te Mini 4 Pro dhe gati në nivelin e Air 3S. Përkthim: më shumë dritë, më shumë detaj, dhe video që duken si film, jo si pushime me GoPro.

Bateria? 36 minuta fluturim me paketën standarde dhe deri 52 minuta me ‘extended’ – rekordi i ri për dronët kompaktë. Dhe po, sërish nën 250 gram, që do të thotë nuk futesh menjëherë në telashe ligjore.

Ka marrë edhe disa truke nga “vëllezërit e mëdhenj”:

• Obstacle avoidance 360° me versionin e ri të LiDAR-it për fluturime natën.

• Tani ngjitja vertikal lart është dyfish më e shpejtë: 10m/s.

• Shpejtësi horizontale 67km/h.

• 4K120 fps video, ISO deri në 12800 dhe D-Log M për ata që duan ngjyra cinematic.

• Plus 42GB memorje brenda dronit, pa SD card.

Dhe kamera tani rrotullohet 225°, jo vetëm për filmime vertikale. Madje ndizet automatikisht kur hap krahët – më në fund, pa ato kombinimet e çuditshme “shtyp-mbaj-lësho”.

Çmimi? €799 në Europë. Por në Amerikë është i paqartë, për shkak të kufizimeve dhe tarifave.

Pse të marrësh Mini 5 Pro?

• Është më i lehtë se një shishe ujë, por me cilësi Air 3S.

• Bateri që mban sa një udhëtim i plotë drame Netflix.

• Merr pamje ‘cinematic’ pa qenë operator profesionist.

• Dhe ndoshta më e rëndësishmja: nuk të fut në stresin e dronëve të mëdhenj.

Pra, Mini 5 Pro është lodra serioze e vitit: dron i vogël, video të mëdha.