Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia në krye, Tirana në krizë! Buzëqesh Bylisi

U luajtën ditën e sotme dy duelet e vlefshme për javën e 21-të të Superiores, të cilat prodhuan plot 7 gola. Bylisi triumfoi në transfertë ndaj Laçit me rezultatin 0-3, teksa një sukses bindës me rezultatin 0-4 arriti Egnatia në “Air Albania” ndaj Tiranës.

Pas këtij triumfi rrogozhinasit kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes me 36 pikë, dy më shumë se Partizani, që do të përballet nesër me Teutën.

LEXO EDHE:  Tirana shpërbëhet në pjesën e dytë, Egnatia fiton me lehtësi duke i shënuar 4 gola/ Dorëhiqet trajneri Magani
Ndërkohë në krahun tjetër për Tiranën kjo ishte një disfatë e rëndë. E treta radhazi, që i ka zhytur bardheblutë në vendin e parafundit, me një diferencën –5 nga Teuta e vendit të shtatë.

Për sa i përket Bylisit, falë triumfit ndaj Laçit, ballshiotët e Dedes, thelluan diferencën në 4 pikë nga Laçi i vendit të tetë që përkon edhe me zonën e ftohtë.

Dinamo-Elbasani, Skënderbeu-Vllaznia dhe Teuta-Partizani janë 3 duelet e ditës së nesërme që do të ulin siparin e javës së 21-të.