Bota

Rikthehet frika e tërmeteve në Rusi!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,4 Rihter goditi në mëngjes bregdetin lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë, siç raportoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, sipas Associated Press.

Epiqendra e tërmetit ishte 111,7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatskyt e në një thellësi prej 39 kilometrash, referuar Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të mëdha.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se ka lëshuar paralajmërime për zonat bregdetare në lidhje me një ndryshim të lehtë në nivelin e detit, që do të thotë se mundësia e dëmeve ishte minimale.

Kujtojmë se më 20 korrik të këtij viti, Gadishulli Kamchatka i Rusisë u godit nga pesë tërmete të fuqishme, më i madhi me një magnitudë prej 7,4 Rihter.