Rajoni

Rikthehet transporti publik në Prishtinë pas mbi 1 jave mungese!

Autobusët e transportit publik sot rifilluan punë në Prishtinë. Për më shumë se një javë, banorët e kryeqytetit të Kosovës mbetën pa transport publik, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes komunës dhe qeverisë në detyrë. Trafiku Urban në Prishtinë njoftoi dje vonë se do të rifillonte punë dhe autobusët e tij u panë duke qarkulluar nëpër rrugët e kryeqytetit mëngjesin e sotëm.

Në njoftim, Trafiku Urban theksoi se po rifillon shërbimet pasi ka nisur ndarja e fondeve nga Ministria e Financave në detyrë dhe pagesa e faturave e borxheve nga Komuna e Prishtinës.

Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.

Muajt e fundit, qeveria në detyrë dhe zyrtarët komunalë kanë shkëmbyer akuza të vazhdueshme ndaj njëri-tjetrit për gjendjen e ndërlikuar me financat në komunë. Transporti publik u rikthye pasi dje Ministria e Financave në detyrë ndau 2.7 milion euro për mallra dhe shërbime për Prishtinën.

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, tha se kjo është shumë e veçantë nga pjesa tjetër prej 25.9 milion eurosh e projekteve kapitale.

Në mënyrë që të kryhet sot me prioritet, sepse kapitalet duke qenë në shumë linja marrin kohë më gjatë dhe nuk ishte e mundur të kryheshin sot.

Murati shtoi:

Eshtë për keqardhje sjellja e deklaratat dezinformuese nga ana e komunës së Prishtinës që gjoja Ministria nuk po bën alokimin e mjeteve, kur në fakt edhe ata vetë e dinë që kemi të bëjmë me procedura që nuk mund të tejkalohen.

Mosmarrëveshjet me komunës e qeverisë në detyrë, javën e kaluar dhe të hënën e të martën e kësaj jave detyruan qytetarët e kryeqytetit të shikonin alternativa për të udhëtuar.