Live From Tirana

Rikthimi i tre ish-banorëve në shtëpi, Pamela Shqezi: “Kishin mundësi të rregullonin imazhin, por…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pamela Shqezi. Ajo ka komentuar mbi banorët e “Big Brother VIP 4” dhe ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpi…

Si të duket rikthimi në shtëpi i tre banorëve, Amber, G-Bani dhe Jozi?

Rikthimi i Amberit më pëlqeu shumë. Amberi është një personazh karizmatik, është e këndshme. Edhe debatin di ta bëjë, ka edhe batutën. Jam shumë e lumtur që u rikthye dhe i kanë dhënë edhe një tjetër mundësi. Unë e di sa e ka dashur si eksperiencë.

Mendoj se G-Banit i ka marrë për keq rikthimi. Ka ardhur me ca debate e me ca sulme. Mënyra se si hyri G-Bani e ka të gjithën nga fansat që ka jashtë dhe nga komentet pozitive dhe hyri me zemër. Por ai duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk është i barabartë me banorët e tjerë. Ai ka dalë, ka bërë qejf, ka takuar femra, është çliruar. Dhe tani hyn aty dhe përdor gjithë qetësinë e vet me banorët që kanë mbi 60 ditë që po u ikën truri.

Nuk mund të vijë tani Jozi që ka bërë pushime jashtë shtëpisë e të bëjë si njësh. Duhet të kenë pak më shumë empati, sepse ato e dinë se si është eksperienca dhe e dinë se si është ngarkesa. Duke e ditur shumë mirë çfarë presioni që ka, është mungesë inteligjence te ata. Amberin e kam parë më koherente, ka pasur qasje më pozitive ndaj banorëve që kanë mbi 60 ditë aty.

Kush mendon se mund të shkojë në finale nga ata të tre?

Unë mendoj se dhe nga ana e meritës, duhet të shkojë Amberi, sepse ishte ajo që vendosi të dilte pa bërë asnjë lloj skandali. U tregua burrneshë dhe doli direkt. G-Bani dhe Jozi nuk mendoj se e meritojnë finalen. Përveç se kanë dalë me zarf të zi, është mjaftueshëm kjo mundësi për ta rregulluar imazhin që ata kanë lënë, jo për ta bërë dhe më keq. Nëse ke dalë me zarf të zi dhe ke bërë një akt që nuk lejohet, ti mundësinë e dytë do ta shfrytëzosh për të rregulluar imazhin, jo për të bërë si i keq sepse dole jashtë dhe të thanë dy fansa ‘bravo’.