Në Thumanë, që thuajse u shkatërrua tërësisht nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, u ndezën sot dritat e shtëpive të reja të ndërtuara.
I pranishëm në lagjen e re të rindërtuar ishte sot edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se banorët do t’i kalojën festat e fundvitit në shtëpi më të mira e më të sigurta se ato që kishin. Për Ramën, transformimi i Thumanës është i madh, teksa shton se pikërisht për këtë nivel transformimi po punohet për të gjithë Shqipërinë
U jam mirënjohës të gjithë punëtorëve që punuan, inxhinierëve, arkitektëve. Është një bashkim forcash e energjish që jam shumë krenar që e kemi udhëhequr vendosmërisht, në një kohë aspak të lehtë, jo vetëm për shkak të plagëve të mëdha pas asaj që na ndodhi 2 vite më parë, por edhe për shkak të pandemisë. Jam krenar që këta fëmijë, nëna e baballarë sot me grupin e parë të familjeve do hynë në shtëpinë e re dhe deri për Vit të Ri të gjitha familjet në këtë kompleks do të bëjnë gëzuar në shtëpitë e tyre të reja. Transformimi i kësaj depoje të vjetër uji, sot kthehet në një përmendore të kujtesës për ata që humbën jetën, por edhe shpresës për të ardhmen. I ngjan të gjithë transformimit që po kërkojmë të bëjmë për Shqipërinë. Kjo lagje do ishte padiskutim një lagje e shumëdëshiruar edhe në Tiranë`, me kaq shumë hapësira publike me godinave, me lirshmëri, me gjelbërimin. Në ato ditë të vështira, këtu kishte vetëm lot, pesimizëm e mosbesim të madh, tha Rama.
‘Rama thumbon PD nga Thumana: Kujdes bravën!
Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar që të ironizojë situatën brenda Partisë Demokratike. Rama u kërkoi qytetarëve që të bëjnë kujdes me bravat e shtëpive duke lënë të kuptohet se edhe kur të largohet ai nga pushteti shtëpitë nuk do ua marrin.
Shtëpitë janë të gjitha falas. Në vendet e tjera u kërkohet kredi. Ndërkohë të gjitha familjet shqiptare do të marrin çelësin, titullin e pronës dhe do gëzojnë shtëpitë e tyre. Pa paguar as sot dhe as nesër asnjë qindarkë. Kuptohet se duhet të bëni kujdes për bravat. Se nuk i dihet. Po në rastin më të keq edhe sikur gjërat të ndryshojnë në vitet e ardhshme, do të ndryshoni ngjyrën e bravës, asnjë gjë tjetër nuk iu bëjnë dot. As t’ju vëjnë interesa kredie mbi shtëpinë. *I kthehet një qytetari Merre shtëpinë njëherë pastaj flasim. Nuk është puna se e kam fituar unë more…Jeta është e gjatë unë nuk do rroj sa shqiponja,-tha Rama në fjalën e tij.