Drejtori sportiv Maks Eberl ka folur për mënyrën se si po ecën planifikimi aktual i personelit te klubi nga Mynihu përtej sezonit 2025/2026. Vëmendja u përqendrua kryesisht te një figurë që prej vitesh është simbol i Bajernit: Manuel Nojer.
“Manu do të mbush 40 vjeç në mars,” tha Eberl duke shtuar: “Kjo nuk do të thotë që do t’ia zgjasim kontratën një ditë më vonë. Ajo që ai ka arritur, ose po arrin aktualisht, është vërtet e nivelit botëror.”
Sipas drejtorit sportiv, ata duan “të marrin kohën e tyre” dhe të ulen për të biseduar “drejt fundit të sezonit, në prill ose maj”. Përveç Nojerit, kontratat e Gnabrt dhe Upamekanos skadojnë në fund të sezonit. Eberl sheh zhvillime pozitive sa i përket Gnabrit dhe Upamekanos: ai sheh “dritë në fund të tunelit”.