Top Albania Radio është e vetmja radio kombëtare me mbulim 18/24 me programe, jo vetëm muzikë. Duke nisur nga 14 shkurti 2022, që përkoi dhe me ditëlindjen e 24-t të saj, një aplikacion i ri i shtohet platformës së TAR. Tashmë Top Albania Radio mund të shkarkohet si një aplikacion ku mund ta keni gjithnjë me vete.
Në 24-vjetorin e saj, Top Albania Radio erdhi me një surprizë për të gjithë publikun. Dhurata është aplikacioni i ri, me tre radiot më të mira shqiptare në botë, Top Albania Radio, Top Gold dhe My Music Radio. Jo vetëm kaq, por janë gjithashtu mbi 25 podcaste origjinale në shqip, video dhe lajme, 24 orë në 24. Gjithashtu me playlist-a të përzgjedhura nga Dj-t më të mirë, për çdo emocion apo gjendje tuajën shpirtërore.

Në më pak se 24 orë, aplikacioni i ri i Top Albania Radios është në Top 10 të të gjitha aplikacioneve të tjera më të përdorura. Të gjitha risitë që i mundëson ky aplikacion, tashmë mund ta gjeni në App Store dhe Play Store me emrin “TOP ALBANIA RADIO & PODCASTS”. Zbuloni çdo të re që kemi menduar të krijojmë për dëgjuesit tanë besnikë prej 24 vitesh.

Top Albania Radio prodhon dhe promovon muzikën shqiptare e cila zë një hapësirë prej afro 40% të play listës muzikore. 24 vjet transmetim, me qëllimin për të dhënë më të mirën.