Showbiz

Rita Ora: “Kur i hyra muzikës të gjithë donin të më hiqnin qafe”

Rita Ora së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjose “Cosmopolitan” për të folur rreth albumit të saj më të ri “Phoenix”.

Ajo u shpreh se ka punuar fort mbi këtë album më shumë se çdo projekt tjetër dhe për këtë ndihet shumë krenare. Këngëtarja me origjinë shqiptare gjithashtu kujtoi edhe fillimet e saj në industrinë e muzikës të cilat duhen theksuar se ishin shumë të vështira.

Starti i karrierës së saj nuk ishte aspak i lehtë madje ajo theksoi se shumë donin ta hiqnin qafe duke anuluar lançimet e projekteve muzikore por Rita punoi fort dhe bëri të mundur që të gjithë ta shihnin talentin e saj.