Showbiz

Rita Ora lihet në baltë nga skuadra e saj e organizimit

Rita Ora thuajse u detyrua të paguante 4 milionë dollarë pasi skuadra e saj e organizimit desh humbi bizhuteritë që ajo do të vendoste në festivalin e Kanës.

Shoqëruesja e cila duhet të transportonte bizhutëritë nga Londra në Nisë, i harroi ato në avion në valixhen e dorës teksa zbriti në vendin ku do të mbahej eventi.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “AFP” në momentin kur ajo u kujtua për bizhuteritë, avioni ishte nisur sërish drejt Londrës. Në pak orë ato u rikuperuan dhe ju dërguan këngëtares së famshme.

Në festivalin e Kanës, ylli i “Only Want You” u shfaq me një gjerdan të mrekullueshëm në qafë dhe një të bardhë në bust.