Showbiz

Rita Ora rrëfen udhëtimin e saj drejt Kosovës si ambasadore e UNICEF

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora së fundmi ka bërë një udhëtim në Kosovë me UNICEF për të vizituar familjet në nevojë.

Eksperiencën e saj disa ditore ajo e ka rrëfyer për “The Sun” me anë të një interviste. Bukuroshja zbuloi se është prekur shumë nga varfëria që ka kapluar shumë familje në Kosovë.

Ajo vizitoi disa zona në vendlindjen e saj ku nuk kishte qenë më parë duke theksuar se ishin më keq seç i priste.