Celebrities Music

Rita Ora vulos një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore!

Së fundmi këngëtarja e njohur Rita Ora ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje të re me BMG. Duke postuar në rrjetin e saj social Instagram mbrëmjen e së enjtes, këngëtarja, shënoi një ‘kapitull të ri’ në karrierën e saj pasi siguroi një kontratë me agjencinë diskografike, klientët e së cilës përfshijnë Kylie Minogue, 5SOS, KSI dhe Run The Jewels.

Albumi i fundit në studio i saj “Phoenix” u publikua në vitin 2018 por tani ajo është shprehur se po punon për muzikë të re dhe ‘mezi pret’ ta ndajë atë me fansat e saj. Këngëtarja postoi disa foto me poza bardh e zi, ku njëra e shfaqte atë duke pozuar pranë një pianoje me madhështi. Në postimin e saj shkroi se:

Jam e emocionuar të njoftoj se jam partnere me BMG!!! Nuk mund të isha më e lumtur që ata do të jenë familja ime e label-it duke ecur përpara. Qasja e tyre ndaj pronësisë dhe kontrollit të artistit është shumë në përputhje me timen dhe është kaq fuqizuese të dish se do të zotëroj të gjitha regjistrimet e mia kryesore që bëj tani e tutje. Gjithashtu ndihem shumë e motivuar që të punoj me një kompani globale kaq dinamike, kreative dhe që mendon përpara. Dua t’i them një FALEMINDERIT të madh për ekipin e mrekullueshëm të “Atlantic Records”, pasi jam shumë krenare për udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm së bashku dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur vendosëm rekordin e listës në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë këngë në Top 10 nga një artiste femër britanike. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse që arrita të bëj atë që dua, për të gjithë njerëzit e veçantë me të cilët kam pasur fatin të punoj dhe për fansat e mi që janë GJITHÇKA për mua, e bëj të gjithë këtë për ju! Jam shumë e emocionuar për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju. Ky është një kapitull i ri! Shihemi të gjithë së shpejti!

https://www.instagram.com/p/CZhi4eip63W/?utm_source=ig_web_copy_link

Rita mban rekordin për numrin më të madh të këngëve në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar për një artiste femër britanike dhe ka pasur katër këngë numër një, ku përmendim “Hot Right Now”, “How We Do (Party)”, “R.I.P.” dhe “I Will Never Let You Down”.

Përveç muzikës, Rita ka edhe një karrierë fitimprurëse në film dhe televizion duke luajtur në “Fifty Shades of Grey” dhe duke punuar si gjyqtare në “The Masked Singer”.