Gossip Showbiz

Rita Ora zbulon sekretin e një marrëdhënieje të shëndetshme si ajo me Taika Waititi!

Rita Ora ka ndarë detaje të reja mbi martesën e saj me regjisorin Taika Waititi në një intervistë për revistën “Hunger”. Këngëtarja 34-vjeçare, e martuar me Waititi-n që nga viti 2022, e përshkruan marrëdhënien e tyre si një miqësi të fortë që u shndërrua në dashuri.

Ajo zbuloi se ishte vetë ajo që mori iniciativën për t’i propozuar regjisorit, duke thyer kështu traditën.

Taika dhe unë jemi miqtë më të mirë dhe donim ta jetonim këtë përjetësisht

Rita gjithashtu foli për ndikimin që martesa ka pasur në albumin e saj më të fundit, “You & I”, duke shprehur se donte të ishte një “libër i hapur” dhe t’u tregonte ndjekësve të saj se ku ndodhej në jetën e saj.

Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private në Los Angeles, të cilën e konfirmuan një vit më vonë.

Rita theksoi se ndihet e sigurt dhe e plotësuar me Taika-n, duke lënë pas lidhjet e saj të mëparshme me emra të njohur si Bruno Mars, Calvin Harris dhe Andrew Garfield.