Frank Mastantuono është 18-vjeçari i Realit, që po bën mjaft mirë. Argjentinasi shënoi dje golin e parë në kampionat, ndërsa Reali fitoi 1 me 4 ndaj Levantes.
Anësori tha fjalën e tij në fundin e takimit. Dhe nuk mund të mungonte pyetja e gazetarëve për Jamalin.
“E uroj Lamine Jamal për vendin e dytë në Topin e Artë. Mendoj se është një lojtar i mrekullueshëm”, u shpreh talenti i Realit, që u pyet më pas për krahasimin e tij me Jamalin.
“Sigurisht, nuk mund ta them unë këtë. Mundohem të mos e krahasoj veten me asnjë, por më shumë të luaj për skuadrën time, që besoj të udhëheq drejt suksesit individidual”, u shpreh Mastantuono.