Superylli brazilian Neymar ka reaguar me tone të forta ndaj renditjes së fundit të “Topit të Artë”, duke kritikuar faktin që bashkëkombësi i tij, Rafinha, përfundoi vetëm në vendin e pestë.
Rafinha i pesti? Është vërtet absurde
-shkroi sulmuesi 33-vjeçar në Instagram, pasi pa listën e 10 më të mirëve të publikuar nga Ofuiclear.
Çmimi i madh këtë vit iu dha francezit Ousmane Dembele të Paris Saint-Germain, ish-shok skuadre i Neymar, ndërsa podiumin e plotësuan Lamine Yamal (Barcelona) në vendin e dytë dhe Vitinha (PSG) në vendin e tretë. Mohamed Salah i Liverpool u rendit i katërti.
Rafinha pati një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën, duke shënuar 34 gola dhe dhënë 25 asiste në 57 ndeshje, por sipas Neymar, kjo nuk u reflektua drejt në vlerësimin final.
Kritikat për renditjen e “Topit të Artë” nuk janë të reja në Brazil. Edhe vitin e kaluar pati polemika, pasi çmimi iu dha spanjollit Rodri, ndërsa Vinicius Junior u rendit i dyti, pavarësisht se udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit në Champions League 2023/24.
Kaka, fitues i çmimit në vitin 2007, mbetet braziliani i fundit që ka ngritur këtë trofe prestigjioz.
Vetë Neymar, që tani luan sërish për Santosin, ka regjistruar pozicionin më të lartë të karrierës në vitet 2015 dhe 2017, duke u renditur i treti pas dyshes legjendare Messi-Ronaldo.