Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
I ftuar sot ishte Aldor Nini për të na zbuluar gjithçka rreth statistikave dhe klikimeve të “BBV”. Lidhur me rrjetet sociale ai tha:
YouTube ka një audiencë marramendëse sa i përket kohëzgjatjes. TikTok lidhet me moshën e re dhe viralitetin, ndërsa për fansat e flaktë që informohen për çdo dinamikë kryeson Instagrami.
Ku ndiqet më shumë “BBV”?
35% e audiencës vjen nga Shqipëria, diku te 65% vjen nga jashtë Shqipërisë.
Cili banor ka më shumë klikime, mes konflikteve dhe romancave si ajo e Brikena-Mateo?
Rogerti ka një statistikë pak më të lartë në algoritëm. Konfliktet fitojnë klikimet e para, ngjallin reagim të menjëhershëm, ndërsa te pjesa romantike ndiqet më gjatë, por kanë atë mënyrën e vetë.