Bota

Rohani: Do të përballojmë presionin ekonomik nga SHBA-ja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, iu premtoi qytetarëve iranianë se Qeveria do të jetë në gjendje të përballojë presionin ekonomik të sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara. Rohani i bëri këto komente një ditë pasi tregtarët u mblodhën jashtë parlamentit në Teheran, për të protestuar kundër rënies së vlerës së monedhës kombëtare.