Bota

Rohani premton “rezistencë” ndaj sanksioneve të SHBA-së

Presidenti iranian, Hassan Rohani thotë se Shtetet e Bashkuara janë “më shumë e më shumë të izoluara” në çështjen e sanksioneve ndaj shtetit të tij. Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Rohani tha sot se Irani ka zgjedhur rrugën e “këmbënguljes dhe rezistencës”. Trump ka rivendosur sanksionet ekonomike, duke ndaluar shumë kompani ndërkombëtare që të bëjnë biznes me Teheranin.