Banorët e Romës filluan të rrethojnë gropat e pafundme në rrugët e qytetit, me bojë të gjelbër dhe të verdhë. Lëvizja u dënua nga Policia Rrugore e qytetit, që paralajmëroi personat përgjegjës se do të përballen me gjoba deri në 168 euro, plus shpenzimet për heqjen e bojës. Ndërhyrja e shoferëve romanë vjen në mesin e një emergjence për gjendjen e rrugëve, që i kushtoi jetën një 25 vjeçareje në një aksident me motor për shkak të gropave prezente.