Një milion e gjysmë euro u grabitën sot ne Romë, nga një furgon që transportonte para i drejtuar nga policia private. Ngjarja ndodhi ndërsa automjeti i blinduar ishte i ndaluar pranë një supermarketi për të tërhequr paratë. Sipas dëshmitarëve, kanë qenë 4 persona të maskuar si efektivë policie që udhëtonin me një automjet me targa gjermane. Ndonëse në kryeqytetin e Italisë u ngritën postblloqe të shumta policie, grabitësit ende nuk janë kapur.