Së fundmi këngëtarja shumë e dashur për publikun Ronela Hajati po bën zhurmë me këngën e saj “Aventura”, e cila po rezulton shumë e suksesshme. Kënga ka rreth dy javë që është publikuar në “Youtube” dhe ka marrë mbi 1 milion klikime. Artistja di të “godasë” gjithmonë me projektet e saj muzikore të cilat duhet thënë që kthehen menjëherë në hite.
Së fundmi, e ftuar në një emision, Ronela nuk ka shpëtuar pa u pyetur për Young Zerka-n. Si gjithmonë, këngëtarja u tregua shumë e shkathët dhe arriti t’i devijonte pyetjes me shumë humor.
Ajo ka habitur gjithashtu me një postim në Instagram, ku shfaqej mjaft e kuruar, por ajo që mori vëmendjen ishte diçitura e fotos ku Hajati tregoi për disa momente të vështira të saj.
Ndërkaq, artistja e njohur para pak orëve ka pozuar dy foto super sensuale në rrjetin e saj social Instagram dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me look-un e saj. Bukuroshja në mbishkrimin e fotove ka shkruajtur:
Kur dua të më shohë VS Pasi më pa!
Me siguri e ka patur me ju çuna, kështu që nëse nuk e dini si reagon Ronela në të tilla situata, të paktën e mësuat!
https://www.instagram.com/p/CP6ts5InyrM/