Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistojnë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasilin, Rozana Radin, Gjesin dhe Egli Takon.
Elona Duro: Kënaqësi që pas një rrugëtimi të tillë, jam me banorët.
Rozana Radi: Kënaqësi që të shoh pas 4 muajsh, ty dhe partneren në “krim”, Jonidën.
Elona Duro: Rozana erdhi me bagazhin e një artisteje, fillimisht dukej si arrogancë, por ishte muri për të treguar forcë… Rozi ishte ajo që qeshi me shpirt, Rozana zgjodhi të fliste pa filtra dhe pa role. Forca nuk tregohet vetëm me zërin e lartë, por edhe zemra… A të përfaqson ky përshkrim?
Rozana Radi: Po, besoj se po. Jam njeri empatik. Kam bërë shumë për të tjerët. Di të fal. Për mua falja vlen më shumë sesa dhimbja që shkakton tjetri, qoftë edhe një shuplakë më shumë. Kjo më ka bërë të kem miq të mirë, miq të mundësive të dyta. Unë e kam marrë mundësinë e dytë, të gjithë e meritojnë atë.
Elona Duro: Falja është hyjnore… Ke numëruar deri të 10, pastaj je përgjigjur?
Rozana Radi: Unë jo se nuk kam numëruar deri në 10… numëroja ngadalë. Hyra nën lëkurën e tyre. Disa janë ende në lojë, disa kanë dalë… G-Bani për shembull, që doli për arsye personale, i kishte të gjitha në karakter. Kam numëruar ngadalë, ua di për faleminderit atyre, që qoftë edhe më kanë thënë një fjalë më tepër. Ata më kanë mësuar durimin.