Sport

Rrëfehet Ibrahimoviç, legjenda suedeze tregon momentin e sikletshëm: Më shkohej në tualet, por…

Zlatan Ibrahimoviç ka zbuluar një incident të pazakontë dhe mjaft të sikletshëm që i ka ndodhur gjatë rikuperimit nga një dëmtim serioz, duke pranuar se “nuk e përmbajti dot veten” teksa stërvitej për t’u rikthyer në formë.

Sulmuesi i lindur në Malmo, tashmë 44 vjeç, numëron 122 paraqitje me Suedinë dhe 62 gola të shënuar. Ai i vari këpucët në gozhdë në vitin 2023, pas një periudhe të dytë me Milanin.

Në një intervistë për transmetuesin ballkanik Arena Sport, Ibrahimovic tregoi për një episod të pakëndshëm që ndodhi gjatë rikthimit nga një dëmtim i dyfishtë në gju.

“Do t’ju tregoj diçka që askush nuk e di dhe është pak e sikletshme,” tha ai. “Kur u ktheva pas dëmtimit në gju, pasi i kisha dëmtuar të dyja, po vrapoja në një treadmill. Stërvitja ishte shumë e fortë: gjashtë intervale të shpejta, nga dy minuta secila, me vetëm tre sekonda pushim. Ishte thuajse fundi kur papritur ndjeva nevojën për të shkuar në tualet. E bëra në të mbathura. Ndërsa vrapoja, ndodhi ajo që ndodhi. Megjithatë vazhdova vrapimin, sepse në kokën time duhej ta përfundoja stërvitjen më parë. Ky jam unë,” shtoi Ibrahimovic. “Gjithmonë kam thënë: nëse mashtroj, mashtroj veten time, jo të tjerët.”

Pas largimit nga Manchester United, Ibrahimoviç luajti edhe për pesë vite të tjera, duke e mbyllur karrierën te AC Milan.

LEXO EDHE: Partizani i Kërnajës humbet “busullën”, Vora e mposht me gol në minutën e 90-të dhe e kthen në luftë për mbijetesë!

Ndërkohë, emri i famshëm Ibrahimovic po vazhdon të shkëlqejë përmes djalit të tij, Maximilian. 19-vjeçari është ende pjesë e Milanit, por së fundmi është huazuar te Ajax – një tjetër nga ish-klubet e të atit.