Tre zyrtarët policorë kufitar janë marrë peng nga njësitë speciale të Serbisë, thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bali Kelani.
“Policia e Kosovës thekson se njësia patrulluese ka qenë me detyrë zyrtare në pikën statike në Bare thellë në territorin e Kosovës, me qëllim parandalimin e grupeve kriminale për qarkullim të kontrabandës në rrugët ilegale”.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka publikuar hartën me vendodhjen e policëve gjatë momentit të arrestimit.
Një rrëmbim i tillë që dëshirojnë ta mbajnë Kosovën e veriun të destabilizuar ka ndodhur edhe në vitin 2011, kur u rrëmbyen dy zyrtarë policorë, sipas Kelanit.
“Tre policët kanë parë persona të maskuar dhe kanë dhënë informacione për njësitë shtesë. Kur kanë mbërritur kanë gjetur vetëm veturën e makinës së policisë dhe jo oficerët. Sa i përket çështjes që ata thonë se janë në territor të Serbisë, unë ju them që ata kanë qenë në një pikë statike duke parandaluar futjen e gjërave ilegale në territorin e Kosovës. Kanë parandaluar një shfytëzim të rrugëve që përdorte Serbia. Vendi ku ka ndodhur është brenda territorit të republikës së Kosovës”- tha një prej zyrtarëve të policisë së Kosovës.