Bota

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar!

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord. Ekuipazhi kishte për qëllim të merrte një pacient që kishte nevojë për trajtim intensiv nga spitali Federal Indian Health Service në Chinle, shpjegoi Sharen Sandoval, drejtoreshë e Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të Navajo-ve. Plani ishte që të ktheheshin në Albuquerque, por “kur po përpiqeshin të uleshin, fatkeqësisht diçka shkoi keq”, shpjegoi policia.

Shumë pasagjerë pyesin veten se cili është vendi më i sigurt në një aeroplan? Studimet kanë dokumentuar se cilat pjesë të kabinës së avionit ofrojnë probabilitetin më të lartë të mbijetesës në rast aksidenti, bazuar në statistika. Sipas një studimi të publikuar nga TIME, i cili u bazua në 35 vjet të dhëna nga rrëzimet e aeroplanëve, ai tregoi se vendet e mesme në pjesën e pasme të aeroplanit kishin shkallën më të ulët të vdekshmërisë, e cila luhatej rreth 28%. Në të kundërt, vendet pranë korridorit në mes të aeroplanit kishin shkallën më të lartë të vdekshmërisë, me 44%. Në skicën e mëposhtme, tregohet vendi 11A, ku ishte ulur i mbijetuari i vetëm i tragjedisë që ndodhi sot në Indi.