Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë kryeqytetin Bejrut, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 112 personave.
Sipas të njëjtës ministri, 837 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të sotme.
Këtë mbrëmje, Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një sulm të ri në Bejrut, pas përfundimit të asaj që e përshkruan si sulmin më të madh të koordinuar në Liban që nga fillimi i luftës.
Sipas raportimeve të mëparshme, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se marrëveshja e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk lidhet me Libanin.
Sipas Karoline Leavitt kjo marrëveshje nuk prek situatën në Liban dhe grupin e Hezbollahut, duke kundërshtuar kështu pretendimet e bëra një natë më parë nga kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet ndërmjetësuese.
LEXO EDHE: Pak orë pas armëpushimit, Irani bllokon sërish kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit!
Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ka rënë dakord të zgjasë afatin për ultimatumin e tij ndaj Iranit me dy javë. Ndërprerja e bombardimeve është “me kusht që Republika Islamike të japë pëlqimin për hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit”, sipas deklaratës së tij.
Teherani ka pranuar propozimin amerikan, duke e cilësuar këtë një “tërheqje poshtëruese”.