Aktualitet

Rritet numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri

Rritet në shifra të konsiderueshme numri i përdoruesve të drogës në vendin tonë. Organizatat që kujdesen për personat që kanë krijuar vartesi nga lëndët narkotike pohojnë se janë të paktën 8 mijë persona të rregullt që konsumojnë lëndë narkotike. Ndërkaq numri i atyre që janë paraqitur në spital me mbidozë droge ka shkuar në 12. Pjesa dërmuese janë të rinj.