Gossip Showbiz

Rroga e parë dhe vendimi që preku zemrat… Rei Manaj zbulon sakrificën e madhe për familjen!

Futbollisti shqiptar Rei Manaj ka ndarë një rrëfim emocionues nga fillimet e tij në karrierë, gjatë një interviste së fundmi.

Ai u rikthye te momenti kur nënshkroi kontratën e parë profesionale me US Cremonese, duke zbuluar se rroga e tij e parë prej 6 mijë eurosh në muaj, në moshën 17-vjeçare, kishte një destinacion shumë të veçantë.

Gjëja e parë që bëra ishte të hiqja mamin nga puna

-tregoi Manaj, duke shtuar se ky ishte objektivi i tij kryesor që në fillim.

Ky vendim, i marrë në një moshë kaq të re, tregon për përgjegjësinë dhe dashurinë e madhe që ai ndiente ndaj familjes së tij. Futbollisti theksoi se ky gjest ishte një mënyrë për të shpërblyer sakrificat e prindërve dhe për t’u siguruar atyre një jetë më të qetë.

Rrëfimi i tij vjen si një dëshmi e rrugëtimit nga një i ri me ëndrra të mëdha drejt suksesit në futbollin profesionist, por edhe si një kujtesë se përtej fushës së blertë, vlerat familjare mbeten prioriteti më i madh.