Belgjika merr vendin e tretë në Botërorin Rusi 2018. E ashtquajtura Finalja e Vogël e Botërorit që u luajt mes Belgjikës dhe Anglisë përfundoi me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Munier dhe Hazzard. Kampionati Botëror po i drejtohet fundit të tij, që do të kulmojë me finalen e madhe të Moskës, nesër në orën 17:00, në stadiumin “Luzhniki”, ku Franca dhe Kroacia do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm të globit.