Kampionatit Botëror të Futbollit po i afrohet fundi. Finalja e nesërme Francë-Kroaci, paraprihet sot nga një më e vogël ku vendi i tretë diskutohet mes Belgjikës e Anglisë. Sfida nis në orën 16:00, ndërsa është e vetmja përballje e këtij Botërori, që zhvillohet për herë të dytë. Belgjika e Anglia ishin në “Grupin G” dhe u ndeshën më 28 Qershor.