Autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 4,124 persona për pjesëmarrje në protesta të paligjshme kundër luftës në të gjithë vendin, që kur Kremlini urdhëroi një pushtim të Ukrainës, tha të dielën faqja e pavarur e monitorimit OVD-Info.
1002 persona janë arrestuar për protesta në 44 qytete në të gjithë vendin vetëm ditën e sotme, 484 prej tyre, në Moskë.
Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes.
Gjoba të rënda dhe në disa raste edhe burg, mund të vendosen për ata që protestojnë pa leje.
Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme. Ai tha gjithashtu se veprat penale mund të futeshin në të dhënat kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “linin gjurmë në të ardhmen e personit”.