Moska tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë fabrikuar prova për të implikuar forcat e Qeverisë siriane në sulmet me armë kimike kundër civilëve. Zyrtari i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Kirillov, tha se sulmi i dyshuar kimik, më 4 prill, ka qenë “provokim i organizuar nga grupi sirian i ndihmës Helmetat e Bardha dhe sponsorët e tyre”. Komentet vijnë para se Kombet e Bashkuara të dalin me një raport për sulmin e dyshuar kimik muaj më parë në qytetin Duma.