Health & Beauty

Sa shpesh duhen pastruar gurëzat e dhëmbëve?

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzat është çështje shumë individuale. Rekomandimi është që të shkoni te stomatologu çdo gjashtë muaj. Te disa njerëz gurëzit mund të grumbullohen edhe më herët, prandaj duhet shkuar te stomatologu çdo tre muaj. Gurëzat e dhëmbëve mund të vështirësojë larjen me furçë ose përdorimin e penjve dentar. Kjo mund të çojë deri te formimi i kariesit. Gurëzat mund të jenë shumë të rrezikshëm dhe të shkaktojnë probleme të mëdha në gavrën e gojës prandaj pyesni stomatologun tuaj.

Pastrimi profesional me ultratingull, për dallim nga pastrimi i gurëzave në mënyrë klasike ku eliminohen shtresat e forta, eliminon pigmentimin dhe mbetjet e butë të shtresës së dhëmbit. Pigmentimi mund të shkaktohet për shkak të pijeve, ushqimit dhe pirjes së duhanit. Zbërthimi i gurëzave është metodë joinvazive e cila është e shpejtë dhe nuk dëmton zmaltin e dhëmbëve. Pas kësaj metode dhëmbët janë më të bardhë dhe më të lëmuar.

Ndërkaq, një dentiste ka zbuluar se një veprim i zakonshëm, që shumica e njerëzve e praktikojnë gjatë larjes së dhëmbëve, mund të jetë një gabim për ju. Sipas Dr. Deepa Chopra, një eksperte në klinikën Whites Dental me mbi 18 vite përvojë, shpëlarja e gojës me ujë menjëherë pas larjes është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për dhëmbët tuaj. “Mund të duket si veprimi i duhur, por shpëlarja menjëherë pas larjes largon fluorin nga pasta e dhëmbëve dhe pikërisht ai është përbërësi që mbron dhëmbët nga prishja”-shpjegon Dr. Chopra. “Shtresa e mbetur e pastës së dhëmbëve është aty për një arsye nuk duhet të largohet menjëherë”.

Shkencëtarët janë një hap më afër krijimit të dhëmbëve zëvendësues në laborator, një zbulim që mund të zëvendësojë riparimet e pakëndshme dentare të mbushjeve, kanaleve të rrënjëve dhe implanteve artificiale. Një dhëmb i bërë në laborator mund të ndryshojë shumë nga ajo që dimë aktualisht për stomatologjinë. Sipas studiuesve nga King’s College në Londër, është zhvilluar një material i veçantë që u lejon qelizave të komunikojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën mënyrë si në trupin e njeriut, gjë që u lejon atyre të zhvillohen në qeliza dhëmbësh.