Food & Drink Health & Beauty

Nëse nuk e dinit e zbuloni tani, fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve!

Ushqimi i pasur me fibra nxit punën optimale të traktit tretës, ulë kolesterinën, ruan zemrën, redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit. Shkencëtarët nga Universiteti në Boston kanë studiuar rreth 630 persona në periudhën prej 15 vitesh, ndërsa shëndetin e zgavrës së tyre të gojës e kanë kontrolluar çdo tre vjet. Para çdo kontrolli, të anketuarit kanë plotësuar një pyetësor me detajet për konsumimin e ushqimeve të pasura me fibra, të atyre që përmbajnë më shumë se 2.5 gramë fibra për porcion (banane, mollë, portokaj, boronica, brokoli, lakër, patate, spinaq, kikirik, qull tërshëre).

Efekti më i rëndësishëm pozitiv i fibrave është vënë re te të anketuarit më të vjetër se 65 vjeç. Është dëshmuar që çdo shujtë shtesë e pasur me fibra mesatarisht mund të zvogëlojë rrezikun tonë nga humbja e dhëmbëve për 30 për qind. Megjithatë, dobitë e fibrave për dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve nuk janë konfirmuar te të anketuarit e rinj. Kur kanë analizuar ushqimet, të cilat i kanë konsumuar të anketuarit, kanë përfunduar që në mënyrë mbrojtëse veprojnë bananet, mollët dhe kumbullat e thata. Ekspertët nuk janë tërësisht të sigurt se sa fibra saktësisht reduktojnë rrezikun nga sëmundja e mishit të dhëmbëve por kanë ofruar disa mundësi.

Ushqimet e pasura me fibra kërkojnë shumë më shumë përtypje se ushqimi tjetër, çka mund të rrisë krijimin e pështymës dhe kështu të largojë bakteret e dëmshme nga goja. Po ashtu, fibrat e mbajnë sheqerin në kontrolle dhe ulin tensionin, ndërsa sheqeri i ngritur dhe tensioni i lartë janë faktorë të rrezikut për sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Gjithsesi, hulumtuesit këshillojnë të rrisni konsumimin e ushqimit të pasur me fibra, por rregullisht vizitoni stomatologun dhe pastroni dhëmbët me furçë të paktën dy herë në ditë.