Stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi shumë të madhe për Gjermaninë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert e bëri këtë pohim nisur nga takimi i organizuar në Berlin nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në të cilin u ftuan të merrnin pjesë udhëheqësit e Ballkanit. Megjithatë Seibert nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë ndaj kësaj konference.