Gossip Showbiz

“Mos gjykoni pa e provuar!” Sara Gjordeni shpërthen pas kuizit në Big Brother!

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka reaguar në rrjetet sociale pas kuizit të zhvilluar së fundmi brenda shtëpisë, duke mbrojtur banorët dhe duke treguar përvojën e saj personale.

Ajo thekson se formati nuk është thjesht një spektakël argëtues, por një eksperiment social që ndikon drejtpërdrejt në gjendjen mendore të banorëve, sidomos në kujtesë dhe përqendrim.

Sipas Sarës, pas disa javësh izolim, edhe gjërat më të thjeshta bëhen të vështira për t’u kujtuar.

Ajo solli shembuj nga eksperienca e saj, duke treguar se shpesh harronte emra, numra telefoni apo detaje të zakonshme të përditshmërisë.

Pas disa javësh, edhe gjërat bazike fillojnë të duken të vështira. Nuk mbaja mend as numrin tim të telefonit, ndërsa të tjerë harronin edhe gjëra që i dinin shumë mirë

-u shpreh ajo.

reagimin e saj, Sara theksoi se kuizi nuk ka për qëllim të tregojë se kush është më i paditur, por kush arrin të ruajë më mirë kujtesën pas një periudhe të gjatë izolimi.

Ajo pati një mesazh të qartë për publikun, të mos gjykojnë banorët pa e përjetuar vetë një eksperiencë të tillë.