Sarah Berisha ka ndarë detaje të reja lidhur me marrëdhënien e saj me PM dhe planet për të ardhmen, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
Blogerja e njohur ka treguar se ajo dhe i dashuri i saj po mendojnë seriozisht për të hedhur hapin e madh të bashkëjetesës, por ende nuk kanë arritur në një vendim për vendndodhjen. Sarah është shprehur se:
Ky është një hap që mund të ndodhë shumë shpejt, por akoma jemi duke shqyrtuar mundësinë e të jetuarit në Tiranë apo Prishtinë
Ajo ka shtuar me humor se PM nuk është tipi klasik i romantikut, por ndonjëherë arrin ta befasojë me veprime të papritura. Më pas ka shpjeguar:
Pata shpresë kur shkuam për pushime në Itali. Mendova se mund të ndodhte diçka më speciale, por jo. PM nuk është i tillë, megjithatë, herë pas here ai bën diçka që më habi
Një moment emocionues i intervistës ishte kur PM u përfshi drejtpërdrejt me një lidhje video, duke theksuar ndjenjat e tij për Sarah-n dhe rëndësinë e hapit që ata planifikojnë të ndërmarrin së shpejti.
Sarah e di shumë mirë sa shumë e dua dhe sa i rëndësishëm është ky moment për të dy ne
– tha ai, duke konfirmuar planet e afërta të çiftit.