Një ngjarje e rëndësishme astrologjike po ndodh: Saturni ka hyrë në shenjën e Dashit më 24 maj dhe do të qëndrojë aty deri më 1 shtator 2025, përpara se të kthehet përkohësisht në Peshq gjatë lëvizjes së tij retrograde.
Më pas, planeti i disiplinës dhe përgjegjësisë do të rikthehet sërish në Dash nga 14 shkurti 2026 deri më 13 prill 2028.
Kjo është hera e parë që Saturni viziton këtë shenjë zjarri që prej vitit 1996. Në astrologji, Saturni konsiderohet “në rënie” kur ndodhet në Dash, çka do të thotë se nuk ndjehet rehat dhe energjia e tij manifestohet me vështirësi. Arsyeja? Sepse Dashi kërkon veprim të shpejtë dhe rezultate të menjëhershme, ndërkohë që Saturni kërkon kohë, durim dhe strukturë.
Megjithatë, kjo periudhë mund të jetë tepër produktive për disa shenja të zodiakut – nëse dinë ta shfrytëzojnë siç duhet.
Dashi
Për personat e kësaj shenje, kjo është një kohë reflektimi dhe përgjegjësie. Do të ndjeni presion në shumë fusha të jetës, por Saturni ju mëson të kujdeseni më mirë për veten dhe të tjerët. Për të rritur ecurinë personale, duhet të pranoni gabimet dhe të qëndroni të përkushtuar, pa u bërë kokëfortë.
Gaforrja
Pritshmëritë e të tjerëve do të rriten ndjeshëm, çka mund të sjellë stres dhe lodhje emocionale. Ndërsa përpiqeni të kënaqni të gjithë, është e rëndësishme të mos lini veten pas dore.
Saturni ju kujton se çdo zgjedhje kërkon një sakrificë – nëse synoni sukses profesional apo financiar, do t’ju duhet të bëni kompromise në jetën personale.
Peshorja
Vendosja e kufijve me të afërmit dhe partnerin do të jetë sfiduese. Saturni ju shtyn të kërkoni respekt dhe të rivlerësoni marrëdhëniet ku ndiheni të nënvlerësuar.
Ky është momenti për të kuptuar se dhënia pa marrë nuk është e shëndetshme – dhe që bujaria duhet të jetë reciproke.
Ky pozicion i Saturnit është një ftesë për t’u rritur emocionalisht dhe për të ndërtuar baza të forta për të ardhmen.
Për ata që i përkasin këtyre shenjave, ky tranzit mund të sjellë transformim të thellë – me kusht që ta përballojnë me guxim dhe vetëdije.