Gossip Showbiz

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar?

Aktorja e njohur Scarlett Johansson është ylli i kopertinës së edicionit të qershorit të “Vanity Fair”, ku promovon filmin e saj të ri në sagën “Jurassic Park”.

Në një intervistë për revistën, ajo u shpreh e shqetësuar për ndikimin e madh që kanë kompanitë teknologjike në industrinë e filmit dhe në çmimet Oscar.

Këto kompani po financojnë studiot, po ndikojnë në çdo aspekt të industrisë sonë. Janë bërë pjesë e pandashme e sistemit, dhe nuk e di si luftohet kjo

Aktorja e Marvel shprehu gjithashtu shqetësimin e saj për mungesën e rregullimit të inteligjencës artificiale:

Duhet të ketë kufij. AI mund të jetë e rrezikshme nëse nuk ka kontroll. Do doja të shihja më shumë figura publike që flasin për këtë, nuk e kuptoj pse heshtin.

Johansson foli edhe për përvojat e saj në xhirime, duke përmendur filmin “Lost in Translation” dhe sfidat gjatë punës me aktorin Bill Murray.

Jam krenare për veten. Thjesht bëra punën time dhe u fokusova te qëllimi