Gossip Showbiz

Bill Murray u akuzua për ngacmim seksual ndaj një gruaje me maskë? “Nuk e preka, më dukej e çuditshme dhe…”

Bill Murray ka komentuar akuzat që çuan në ndërprerjen e xhirimeve të filmit “Being Mortal” në vitin 2022. Aktori ishte akuzuar për sjellje të papërshtatshme, pasi kishte puthur një grua përmes maskës që mbante për shkak të pandemisë së COVID-19.

Në një intervistë për New York Times, Murray shpjegoi se ishte një moment i çuditshëm, pasi të gjithë ishin të detyruar të mbanin maska dhe ishin në një dhomë duke dëgjuar një skenë që i dukej e çmendur.

Ai tha se nuk e dinte çfarë e shtyu të bënte atë veprim, por mendoi se ishte qesharake.

E putha mbi maskë, nuk e preka, ishte një gjë që më dukej e çuditshme, por edhe qesharake

Murray ka punuar me Aziz Ansarin në debutimin e tij si regjisor para tre vjetësh. Pas akuzave, gruaja që dyshohej se ishte puthur nga aktori e paditi atë, duke thënë se ai kishte “manipuluar” situatën.

Pas këtyre zhvillimeve, Searchlight Pictures nisi një hetim dhe vendosi të pezullonte xhirimet. Murray më pas ka paguar 100 mijë euro për të zgjidhur çështjen.

Në një ngjarje të fundit, aktori u përball me një situatë tjetër të tensionuar me një fans në teatrin AMC Lincoln Square në New York, ku reagoi dhunshëm ndaj një veprimi të papërshtatshëm të një prej fansave. Pas kërcënimit, një roje sigurie ndërhyri, ndërsa Murray i kërkoi fansit të mos e prekte më.