Art & Kulturë Back to the Beginning Celebrities Music

“Scorpions” vjen në Tiranë me një super koncert, Klodian Makashi zbulon gjithçka që duhet të dini për ta…

I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” në Top Albania Radio ka qenë producenti i sipërmarrjes së pavarur artistike, Klodian Makashi. Më 14 Shtator, “Scorpions” rikthehen në Tiranë, në zemër të qytetit në Sheshin Skënderbej dhe në lidhje me këtë ngjarje së bashku me Kozeta Kurtin ata diskutuan se çfarë pritet të ndodhë dhe jo vetëm kaq…

Unë kam dy vite që përpiqem që t’i sjell, këtë vit më shkruajti vetë personi që i menaxhon sepse ishin në mbyllje të turit në Europën Juglindore, janë në Moldavi dhe pastaj në Rumani. Më tha që nëse jam akoma i interesuar për t’i sjellë dhe unë i thashë menjëherë ‘Po’, pa hyrë në detaje financiare dhe pa bërë fare llogari. 

Si do të jetë e organizuar gjithçka? Klodian Makashi zbuloi detajet duke thënë se:

Dyert hapen në orën 18:oo. Një grup i huaj do të jetë suport. Ne donim që të kishim një grup shqiptar, por ti e di që nuk u bë e mundur. Stafi menaxherial i “Scorpions” kanë sjellë një grup të vetin slloven dhe që ma sugjeruan. Pra në orën 18:00 hapen dyert dhe deri në orën 19:30 do të ketë muzikë në sfond. Më pas nga ora 19:30 dhe deri në orën 20:3o do të performojë grupi i suportit. Nga ora 20:30 deri në 21:00 bëhet gati skena për “Scorpions” dhe më pas fillon koncerti. 

Besoj që nuk do të jetë rasti që do të presim shumë sepse këto janë gjëra të bëra gati dhe të programuara.