Vitin e ardhshëm, dy prodhues kinezë do të prezantojnë telefonat e tyre të rinj me bateri edhe më të mëdha. Gjatë javëve të fundit, një numër i prodhuesve kinezë të telefonave kanë prezantuar pajisje që kanë bateri me një kapacitet prej 6000 mAh ose më shumë. Megjithatë, sipas thashethemeve të fundit që vijnë nga Kina, ky është vetëm fillimi. Red Magic tashmë ka ardhur këtë vit me një bateri 7050 mAh, por së shpejti do të ketë konkurrencë. Sipas raportimeve, gjatë vitit 2025 mund të presim telefona Redmi dhe OnePlus me një kapacitet baterie prej 7000 mAh ose më shumë.
Kjo, e kombinuar me efikasitetin gjithnjë në përmirësim të çipave celularë, do të thotë që jetëgjatësia e baterisë së telefonit në vitin 2025 definitivisht nuk do të jetë më problem, edhe për përdoruesit më kërkues. Më e mira nga të gjitha, telefonat që kemi parë këtë vit që kishin bateri me një kapacitet prej 6000 mAh ose më shumë nuk kishin ndonjë trashësi të shtuar. Kjo falë teknologjisë së re që po përdoret dhe pritet që të jetë e ngjashme edhe në vitet e ardhshme. Fatkeqësisht, burimi i këtij informacioni nuk dha detaje se cilët telefona Redmi dhe OnePlus do të kenë bateri 7000 mAh ose më shumë, por supozohet se kandidatët kryesorë janë seria Redmi K90 dhe OnePlus 14.
Sipas një studimi të ri të gjetur në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS), një teknikë e zbuluar së fundmi nga Universiteti i Kolorados, mund të lejojë telefonat të karikohen 100% në vetëm 60 sekonda. Teknika e re bazohet në lëvizjen e joneve dhe superkondenstarorëve. Një jon është një atom që ka ngarkesë neto pozitive dhe një superkondensator përdoret për të ruajtur energjinë gjatë cikleve të ngarkimit dhe shkarkimit me rrymë të lartë.
Studiuesi Ankur Gupta zbuloi se ngarkimi dhe shkarkimi i energjisë do të jetë më i shpejtë nëse jonet lëvizin në mënyrë më efikase, duke bërë që telefoni të karikohet më shpejtë. “Duke pasur parasysh rolin kritik të energjisë në të ardhmen e planetit, u ndjeva i frymëzuar për të zbatuar njohuritë e mia të inxhinierisë kimike në avancimin e pajisjeve të ruajtjes së energjisë”-tha Gupta.